Sonntag, 19. Januar 2020

ROBËR NË ÇADRËN E JENIÇERËVE - roman 214 faqe

 Një ditë djemve u lind dëshira dhe kureshtja të shohin betejën legjendare të Krujës të ndodhur pesëqind vjet më parë. Me anë të Kronosit ata shkojnë në një kodër të vogël përballë kështjellës dhe të shtangur nga habia shohin betejën e përgjakshme për pushtimin e kështjellës. Dhe janë aq të çmeritur nga tmerret që shohin, saqë nuk vënë re çfarë ndodh rreth tyre. Papritur ata bien robër në duart e jeniçerëve të cilët i lidhin dhe i mbyllin në një çadër. Njërit prej jeniçerëve i tërheq vëmendjen Kronosi të cilin ua rrëmben për t'ia dërguar të birit.
Për djemtë vijnë ditë të vështira. Pas çasteve të para të dëshpërimit, ata nisin të mendojnë si të arratisen nga çadra. Por edhe nëse do arratiseshin, kjo nuk do ishte e mjaftueshme. Atyre u duhet patjetër Kronosi për t’u kthyer në qytetin e tyre dhe sidomos në kohën e tyre. Me shumë vështirësi e rrezik dhe në sajë të guximit, të zotësisë dhe zgjuarsisë së tyre djemtë arrijnë ta shtien në dorë Kronosin dhe të kthehen në kohën e tyre dhe në shtëpitë e veta.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen