Sonntag, 19. Januar 2020


DETEKTIVËT MË TË MËDHENJ TË AMERIKËS - roman 187 faqe

Xha Nuni, një plak që dikur ka qënë emigrant në Amerikë u rrëfen djemve historinë e një shoku të tij i cili u dënua pa të drejtë me burgim të përjetshëm me fajësimin se kish vjedhur bankën. Të prekur nga kjo padrejtësi, djemtë vendosin të shkojnë në Amerikë dhe të shpëtojnë nga burgu atë njeri të pafajshëm. Me anë të Kronosit, ata shkojnë te banka disa minuta para se atje të vijnë vjedhësit e vërtetë dhe i shohin të gjitha. I ndjekin hajdutët deri tek vendi ku e fshehin kasafortën, tek një varr në njërën prej varrezave të qytetit. Për të gjitha këto vënë në dijeni detektivin Përç i cili me ndihmën e djemve arrin të kapë vjedhësit e vërtetë të bankës dhe të nxjerë nga burgu shokun e xha Nunit.
Të ngacmuar nga libri mbi Robinson Kruzonë, djemtë vendosin të shkojnë në Ishullin e Pabanuar dhe të takojnë Robinsonin. Me anë të Kronosit, mbrenda pak çastesh ata ndodhen në ishull. Të habitur, pasi asnjëri prej tyre nuk ka parë det, ata lënë rrobat në ranishtë dhe hidhen të gëzuar në valët e oqeanit. Pasi freskohen dhe dalin në rërë, befas shohin plot tmerr se rrobat e tyre janë zhdukur dhe bashkë me të edhe Kronosi. Në vend rrobave shohin disa gjurmë njeriu. Vrapojnë pas tyre deri tek një kep, përtej të cilit shohin një trumbë njerëzish të egër që hedhin valle rituale. Të strukur pas shkëmbinjve djemtë vëzhgojnë të egrit deri sa vjen perëndimi i diellit, u hipin fellukeve të tyre dhe zhduken në horizont.
Dëshpërimi i djemve nuk ka kufi. Pa Kronosin ata nuk mund të kthehen as në kohën e tyre, as në qytetin e tyre.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen