Dienstag, 31. August 2021

 


RRËFENJAT E ZYLFIKAR EL QAFIRIT - roman për teenager.

Lajmi u përhap e mori dhenë: Sulltani kish dalë nëpër mbretëri për të parë si rronte populli dhe do vinte edhe në Akshehirin e largët. Qënia larg nga Kasabaja e Madhe u dha kohë e  mundësi parisë së Akshehirit të merrnin disa masa. U porositën deshët më të majmë dhe frutat më të ëmbla. U thirrën kuzhinierët më të mirë të cilët do gatuanin gjellë të shijshme për Sulltanin dhe oborrtarët që do ta shoqëronin. U thirrën valltarët e këngëtarët më të mirë të cilët do bënin aheng për ta zbavitur Sulltanin. Dhe doemos, u mendua edhe për njeriun që do ta përshëndeste mikun e lartë, më të lartin pas Allahut. Këtu kajmekami nuk e pati fare të vështirë për të zgjedhur, pasi dihej prej të gjithëve cili ishte burri më i mënçur i fshatit dhe i gjithë kazasë: Nastradin hoxha.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen