NJERËZ NË UDHË - roman.
Përsëri ndodhej në rrugë të madhe por tashmë shpirtin ia ngrohte mendimi se ajo ishte sakrifica e fundit të cilën e bënte me dëshirë, gati me gëzim si njëfarë çmimi që duhej të paguante për qëndrimin në Mynih. Një çast i shkoi mendja te Coli. Të vinte tek ai atë natë. T’i thoshte se po e bezdiste edhe një herë, për të fundit herë, por e hoqi nga mendja aty për aty. Edhe sikur të gjente aq forcë sa të mposhte druajtjen, ai nuk dinte si të shkonte deri në Heimin e tij. Pra, le të sajohej si të mundte e ta gdhinte jashtë atë natë.
Ndërsa vriste mendjen iu kujtua stacioni i trenit. Atje me siguri kishte ndonjë sallë pritjeje për udhëtarët në të cilën mund ta kalonte fare mirë natën, por ai nuk deshte të rrezikonte. Nga çasti në çast atje mund t’ia behnin patrullat e policisë të cilët do t’i kërkonin dokumentat.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen