NJË SHOK SI ALKESTI - roman për teenager
Ishte ditë e nxehtë vere dhe qejfin po e bënim mullar.
Të futur në ujin e ftohtë të lumit Shadicë disa ndiqnin njëri-tjetrin, të tjerët zhyteshin thellë deri tek shtrati i shtruar me zhavorr dhe befas nxirnin kokën disa hapa më tej, atje ku nuk e priste askush. Të tjerët kacavareshin mbi degët e shelgut të vjetër të varura deri mbi lumë, i qepeshin trungut të tij dhe degë më degë, si të ishin indianë të vërtetë, sa të hapësh e të mbyllësh sytë gjendeshin në majën e shelgut.
– Hej, hapuni! – thërrisnin që atje.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen