GLADIATORI DHE SPARTAKU - roman për teenager.
Ditët që erdhën nuk patëm shumë kohë të mereshim me zbavitje. Bashkë me Arkimedin ishim vazhdimisht në lëvizje. Shkonim sa te farkëtari Gerasimos që po bënte kërmillin, aq edhe tek zdrukthëtari Melon. Arkimedi ua shihte punën. U bënte ndonjë vërejtje dhe ata ndryshonin diçka sipas porosive të tij. Kur gjenim ndopak kohë të lirë ia mbathnim drejt bregut të detit ose shëtitnim nëpër rrugët e Sirakuzës.
Ndërkaq në qytet lajmi kishte marë dhenë. Të gjithë ishin kureshtarë të shihnin shpikjen e re të dijetarit të madh. Në taverna, në shkallët e amfiteatrit, në sheshet e qytetit dhe pranë stolave nën hije ku rrinin njerëzit, vlonin bisedat. Të gjithë hamendnin rreth shpikjes së re. Flisnin për të mirat që do t'i sillte ajo qytetit.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen