Dienstag, 31. August 2021

 

BOBI I BARDHË DHE BOBI I ZI - roman për teenager.

Ashtu siç e kishim lënë para se të ndaheshim, të nesërmen dola nga shtëpia që në mëngjes në orën shtatë. Me vete mora edhe Lordin. Më mirë të vinte me ne në Sellcë se të rrinte duke plasur mërzie me Deden dhe Lorin. Para se të takoheshim me shokët te Pazarishtja në orën tetë, me Andin dhe Bobin shkuam të bënim porosinë e drekës te kuzhinieri Dono dhe të akulloreve tek teta Koçi. Pasi i kryem këto punë, u nisëm drejt Pazarishtes.

Së largu, bashkë me shokët, pamë edhe tre punëtorët që po prisnin të ulur mbi smërç. Kjo më habiti. Kur u bënë aq të zellshëm për punë ata? A thua ishin ëmbëlsuar nga paga që i patëm dhënë dhe nga dreka e shijshme që hëngrën dje?



Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen