Sonntag, 19. Januar 2020

MIQ NË SHTËPINË E NASTRADINIT - roman 179 faqe

Djemtë e presin me padurim ardhjen e mamasë së Andit. Gëzimi i tyre është i madh kur ajo u thotë se u ka sjellë jo një, por tre libra me anekdota të Nastradinit. Me t’i marë librat, djemtë vrapojnë nën degët e kumbullës dhe fillojnë të lexojnë bëmat e tij duke ia plasur të qeshurit deri në leximin e anekdotës së fundit.
Dhe këtu befas lind pyetja: ka jetuar vërtet Nastradini, apo bëmat e tij i kanë bërë njerëz të ndryshëm dhe ia kanë veshur Nastradinit? Debati është i fortë dhe midis palëve kundërshtare vihet një bast mjaft i rëndë. Për ta vërtetuar nëse Nastradini ka jetuar vërtet, apo është i trilluar, Pipkoja dhe disa prej shokëve të tij vendosin të shkojnë në kohën kur ka jetuar Nastradini dhe nëse është e vërtetë, ta takojnë atë. Me anë të Kronosit ata kthehen tetë shekuj në të kaluarën dhe takohen me Nastradinin. Dhe që në orët e para të takimit me të, fillojnë edhe aventurat e shakatorit të famshëm.
Nastradini i fton në shtëpinë e tij ku djemtë rrinë si miq, duke u bërë kështu pjesëtarë në bëmat e tij.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen