Sonntag, 19. Januar 2020

MOS E HARRO KOKËN NË DRITARE - roman 174 faqe

Djemtë janë kureshtarë të dinë deri në cilën kohë do vazhdojnë të rrëfehen bëmat e mikpritësit e tyre. Për këtë vendosin të bëjnë një provë. Me ndihmën e Kronosit ata shkojnë një mijë vjet në të ardhmen. Pra, në vitin 2222. Pas pak çastesh veten e shohin në një ndërtesë prej xhami në hyrje të së cilës shkruhet: "Biblioteka e Zelandës së Re". Hyjnë në njërën prej sallave të saj me mure të veshur me ekrane kompjuterash. Sakaq para tyre vjen një vajzë shumë e bukur e cila i ndihmon për të gjetur në kompjuter bëmat e Nastradinit në formë të shkruar, në formë rrëfimi dhe në formë filmi. Kureshtarë për të ditur diçka më shumë për atë vajzë aq të sjellshme, djemtë e pyesin në cilën klasë shkonte dhe u habitën mjaft kur ajo u tha se nuk shkonte në asnjë klasë. Se ajo ishte vajzë-robote.
Ja një prej anekdotave që djemtë lexuan në kompjuter: një ditë Nastradinit i kishte shkuar në shtëpi një mik. Vjen koha për të ngrënë drekë dhe Nastradini shtron mbi sofër një pulë të pjekur. Pjesët më të mira të pulës i mbajti për vete, ato më të këqiat ia vuri përpara mikut. Miku, pasi e vuri re këtë, i tha mjaft i fyer: - Kështu si veprove ti, nuk është aspak e mirë, Nastradin efendi. Sikur të vije ti në shtëpinë time, unë do të të kisha dhënë pjesët më të mira të pulës! - Atëhere zëre se je në shtëpinë tënde! - ia priti Nastradini.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen