Sonntag, 19. Januar 2020



E FSHEHTA MË E MADHE E BOTËS - roman 169 faqe

Me anë të Kronosit djemtë shkojnë një mijë vjet në të ardhmen për të parë si jetojnë dhe me çfarë lojërash luajnë moshatarët e tyre ku habiten me shumë gjëra.
Disku i çuditshëm i gjendur në shpellën e Ishullit të Pabanuar u nxit kureshtjen të dinë përmbajtjen e tij. Për këtë djemtë shkojnë dhjetë mijë vjet në të ardhmen dhe takojnë qënie superinteligjente. Më në fund arrijnë të deshifrojnë përmbajtjen e diskut nga e cila mësojnë gjëra nga më të pabesueshmet rreth historisë së njerëzve dhe të vetë Tokës.
Djemtë vendosin ta shpërblejnë shpikësin e Kronosit dhe pyesin teto Varvarën për fatin e Vizitorit të Çuditshëm. Prej saj dëgjojnë se ai vazhdon të jetë i sëmurë rëndë, në prag të vdekjes. Pasi mësojnë diagnozën, me anë të Kronosit djemtë shkojnë treqind vjet në të ardhmen dhe marin ilaçin për shërimin e shkencëtarit. Kur shkojnë në klinikën ku ishte shtruar shkencëtari, mësojnë se ai kish vdekur para tre ditësh. Me anë të Kronosit kthehen tre ditë më pas në të kaluarën dhe flasin me shkencëtarin i cili është në çastet e fundit të jetës. Ai nuk pranon të shërohet dhe vendos të vdesë, duke i lënë djemve vetëm një porosi: në mbarim të pushimeve të verës dhe një ditë para se të fillojë viti shkollor, Kronosin ta hedhin në pus.
Tashmë pushimet e verës kanë mbaruar dhe është dita e fundit. Përpara se të ndahen nga Kronosi, djemtë shkojnë edhe një herë në të ardhmen dhe e shohin veten të rritur. Shohin cilat vajza kanë marë për nuse dhe çfarë profesionesh kanë. Pipkoja e sheh veten që tashmë është bërë shkrimtar dhe në një mbledhje me nxënësit e shkollës u flet për Kronosin.
Pas kësaj, djemtë mblidhen te pusi i shtëpisë së Pipkos dhe e hedhin Kronosin në të, duke plotësuar kështu dëshirën e shpikësit të tij.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen