Samstag, 28. August 2021

ËNDRRA TË MËDHA - roman për teenager.

Ndërkaq Turi Ariu iku poshtë, drejt përroit i ndjekur nga tërë zhgani i fëmijëve, madje, edhe nga Bobi e Pendëkuqi të cilët thanë se po shkonin edhe ata të shihnin si do na merrte në ajër, Turi Ariu. Ne mbetëm vetëm duke parë si largo­hej tabori të cilit i printe Turi Ariu me atë aparat të vjetër fotografik në qafë. Nuk kishim pse të  shqetësoheshim kush do na shtynte, pasi aeroplani ynë qe vendosur në buzë të tatëpjetës aq sa i duhej vetëm pak shtytje me gishta dhe merrte lëvizjen. Turi Ariu u zhduk në përrua. Turma që e ndiqte pas u shpërnda sipas qejfit. Disa zbritën poshtë, të tjerët qëndruan në anët e përroit.


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen