Sonntag, 19. Januar 2020

MIDIS TË EGËRVE NË ISHULLIN E THESARIT - roman 175 faqe

Vazhdon jeta në Ishullin e Pabanuar. Nga toka e punuar djemtë marin prodhimet e para dhe jeta e tyre bëhet më e mirë. Kronosi fillon të flasë, por bëhet i pacipë. Djemtë ndërtojnë një trap me të cilin lundrojnë gjatë grykës së lumit, deri në oqean. Nën shembullin e Robinsonit, vendosin të ndërtojnë një vathë ku të mbajnë dhi të egra. Bëjnë përgatitje për t'i detyruar dhitë e egra të futen në vathë dhe tani e tutje ushqimit të djemve u shtohet edhe qumështi. Diku gjejnë varkën e Robinsonit të cilën ai nuk kish mundur ta shpinte deri tek bregu i oqeanit dhe e shpien në ranishtë me të cilën bëjnë shëtitje përgjatë bregut të oqeanit.
Në ishull vjen një anije me vela. Robinsoni dhe miqtë e tij shpëtojnë nga robëria kapitenin e anijes. Djemtë bëhen dëshmitarë të luftës kundër kryengritësve në anije. Robinsoni u jep një dënim të arsyeshëm dy rebelëve kryesorë, duke i lënë në Ishullin e Pabanuar dhe vetë largohet përgjithnjë me anijen me vela.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen