Sonntag, 19. Januar 2020

TRE MUAJ PLOT ME TË DIELA - roman për teenager 216 faqe.

Është dita e fundit e vitit shkollor. Të nesërmen fillojnë tre muaj pushimesh të cilat premtojnë lojëra e zbavitje të pafund. E mësuar t’i mbajë nën kontroll të rreptë edhe gjatë pushimeve verore, mësuese Lenka i fton djemtë që gjatë ditëve të pushimeve të shkojnë në shkollë dhe të zbaviten duke zgjidhur ushtrime e probleme, gjë që djemve u shkakton vetëm të qeshura dhe tallje. Ditët e pushimeve ata i kalojnë siç ua ka qejfi dhe me ato lojëra që u japin më shumë kënaqësi: disa lozin lojëra të ndryshme, disa hidhen nga lartësia në kashtë, disa ngjiten në mal dhe futen në pyll, disa shkojnë në lumë për t’u larë, të tjerë u qepen qerreve e karrocave nga pas dhe koloviten, lojëra të rrezikshme prej të cilave jo rrallë edhe e pësojnë keq. Në qendër të romanit janë dy djem të cilët duan të bëhen filatelistë. Mbledhin pulla duke shkuar shtëpi në shtëpi, gjë që shpesh e paguajnë mjaft shtrenjt të ndjekur nga qentë e shtëpive. Aq të dhënë janë pas pasionit të tyre saqë pranojnë me shumë dëshirë të shpërndajnë të gjitha letrat e postieres tepër të shëndoshë Androni, kundrejt pullave që mbajnë zarfat. Ndërkohë vrasin mendjen si ta shtojnë dhe pasurojnë koleksionin e tyre të pullave dhe arrijnë të shpikin një mënyrë për të bërë pulla serie, dmth e njëjta pullë të jetë në ngjyra të ndryshme. Këtë e bëjnë duke i zier pullat, të cilat gjatë zierjes i ndryshojnë ngjyrat. Kjo i bën djemtë të besojnë se ata do kenë koleksionet më të pasura të pullave në botë, gjë që i bën të lumtur.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen