Sonntag, 19. Januar 2020

MOS U DORËZO KURRË - roman 170 faqe

Përfundon ndërtimi i shtëpisë së re. Ndërkaq vazhdojnë provat e fshehta të orkestrës. Gjatë festës, vënë re se të gjithë kanë përgatitur në fshehtësi diçka për të befasuar shokët. Mbi të gjitha pëlqehet pamasë një skeç i cili paraqet takimin me Kinga Kungën dhe përleshjen me të për t’ia rrëmbyer Kronosin, skeç që shoqërohet me një këngë humoristike e cila i zbavit pamasë dëgjuesit.
Mendimi se të egrit e dinë se në ishull ndodhen djemtë, i detyron këta të marin masa mbrojtjeje ndaj tyre. Në të gjithë shtigjet ata ngrejnë kurthe e leqe në të cilët kur të vijnë të egrit në ishull do përpiqen ta tërheqin drejt tyre Kinga Kungën.
Një ditë djemtë zbulojnë hyrjen e një shpelle në të cilën gjejnë një skelet njeriu dhe një arkë metalike të çarë ndoshta me kazmë në të cilën gjejnë një disk prej lënde të panjohur që ndryshon vazhdimisht ngjyrat për të cilin Andi beson se ai mund t’i përkasë një kohe më të vonë edhe se ajo e djemve.
Ndërkaq djemtë ndjehen më të rritur dhe më të stërvitur për t'u përballur për një ndeshje për jetë a vdekje me të egërit. Më në fund të egrit vijnë në ishull. Cullë Qimekuqi i afrohet Kinga Kungës dhe e tërheq drejt një vendi ku është ngritur kurthi në të cilin Kinga Kunga varet në ajër i lidhur kokëposhtë. Më në fund djemtë shtien në dorë Kronosin i cili do t'i kthejë në kohën e tyre dhe në qytetin e tyre.
Para se të ikin përgjithnjë nga Ishulli i Pabanuar ata derdhin në bakër një pllakë përkujtimore me një tekst mallëngjyes. Me vete Pipkoja mer Kronosin i cili ndërkohë ka filluar të flasë rrjedhshëm dhe është shumë i pacipë në të folur me të tjerët.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen