Sonntag, 19. Januar 2020

BOBI I BARDHË DHE BOBI I ZI - roman 188 faqe

Pas disa ditësh gërmimesh, djemtë zbulojnë qytetin e lashtë ilir. Midis sendeve të çmueshme nga ajo kohë, ata gjejnë edhe syzat e Andit, të dhuruara dy mijë vjet më parë motrës së princit Onasio. Ndërkaq vazhdojnë hilet e mashtrimet e tre punëtorëve dinakë të cilëve djemtë u punojnë një lojë të bukur duke i bërë të ikin të turpëruar. Ndërkaq një mësues i pandërgjegjshëm përpiqet të përvetësojë punën e djemve dhe të marë për vete meritat e zbulimit të qytetit të lashtë.
Në të njëjtën kohë, me të hollat e llotarisë, djemtë ndërtojnë një çezmë në mëhallën e tyre dhe ngrejnë një kopësht me drekë buzë lumit për të kaluar fëmijët pushimet verore. Nga kryetari i bashkisë kërkojnë shifrën e të hollave për të shtruar një rrugë, për të ngritur një urë dhe për të sjellë një central elektrik në mënyrë që qyteti i tyre të ketë korent gjatë gjithë kohës.
Ndërkaq, midis të rriturve plas sherri sepse të gjithë duan që djemtë të luajnë llotari për të fituar ata.
Përsëri të hollat mbarohen dhe prapë djemtë mbeten pa asnjë qindarkë. Dhe sërish nderimi dhe dashamirësia që të rriturit tregonin ndaj tyre, treten si kripa në ujë. Për të luajtur sërish llotari dhe për të fituar të holla për të përfunduar punimet e nisura, kjo do ishte diçka shumë e rrezikshme, pasi tani askush nuk do besonte se e gjitha ishte thjesht rastësi.
Me ndihmën e Kronosit ata shkojnë në Las Vegas të Amerikës, atje ku vihen baste në garat e kuajve. Me anë të Kronosit shkojnë një ditë në të ardhmen dhe mësojnë cili kalë do dalë i pari të nesërmen në vrapim. Kthehen në kohën reale dhe luajnë për të, duke fituar një shumë marramendëse të hollash, me të cilat paguajnë të gjitha punimet që kanë bërë në qytet. Me të hollat e mbetura ata u bëjnë një dhuratë të bukur tifozëve të futbollit duke u ndërtuar një stadium si dhe ndërtojnë një shtëpi për pleqtë pa të afërm dhe për fëmijët jetimë. 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen