Sonntag, 19. Januar 2020

TË HUMBUR NË ISHULLIN E PABANUAR - roman 173 faqe

Pas panikut të parë, djemtë mundohen të sajohen si të munden dhe sa të munden në ishullin i cili këtej e tutje do jetë atdheu i tyre. Shkojnë me not disa herë tek anija e mbytur e Robinsonit dhe gjejnë ndonjë gjë që i ka shpëtuar syrit të Robinsonit. Ndërtojnë Strehëzën e tyre, hapin tokë për të mbjellë perime dhe sajojnë veglat e para bujqësore për punimin e tokës. Ditë pas dite djemve fillon t’u kthehet humori dhe sërish u kthehen lojërave, shëtitjeve, notimit, kolovitjeve, hedhje me zhyt nga lartësia në ujë e plot zbavitje të tjera. Një ditë Pipkoja gjen në pyll një papagall të vogël të cilin e pagëzojnë me emrin Kronos i cili i shtohet shoqërisë së tyre. Pipkoja vendos ta mësojë të flasë. Një ditë në breg të oqeanit shohin sërish grumbullin e të egërve që vijnë në ishull për të pjekur njerëz dhe për t’i ngrënë. Dy-tre më të guximshmit prej djemve afrohen pranë të egërve dhe në gjoksin e njërit prej tyre të cilin shokët e thërrisnin Kinga Kunga, shohin të varur si medalion Kronosin.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen