SI U BËRA ROBINSON - roman 221 faqe
Kundrejt katër vezëve, personazhi kryesor ble në
shitoren e tregtarit Llukë një gjysmë libri të vjetër. Është romani “Robinson
Kruzo”. Pa humbur kohë shkon në kaliven e tij të ndërtuar në fund të kopshtit
dhe zhytet në lexim. Kaq shumë e mrekullojnë ngjarjet e atij gjysmë libri, saqë
ai vendos ta imitojë Robinsonin në të gjitha veprimet e tij. Kaliven e tij e
quan Kështjellë, siç e kish quajtur Robinsoni banesën e tij, kopshtin Ishull
të Pabanuar, ndërsa proskën e ujit që kalon ngjitur me gardhin e kopshtit
të tij, Oqean. Pas këtyre ai kujdeset që t’i ngjajë Robinsonit edhe në
veshjen dhe pamjen e jashtme. Me shumë vështirësi shtje në dorë një bluzë të
vjetër marinari me vija të bardha e të kaltra, sajon një kapele si të
Robinsonit dhe të gjithë pajisjet që ai mban me vete: që nga tejqyra që
Robinsoni mban varur në sup e deri tek çizmet e mëdha, megjithëse është verë
dhe është pisku i vapës.
Heq të zitë e ullirit për të gjetur një lëkurë dhije
me të cilën Robinsoni kish bërë ombrellën e tij dhe më në fund i ndrit fati:
gjen në përrua një dhi të ngordhur të cilën e rrjep dhe ia mer lëkurën.
Megjithëse dhija e ngrodhur lëshon erë të padurueshme, personazhi i romanit nuk
ndalet, madje e quan veten me shumë fat që më së fundi do ketë edhe ai
ombrellën e vet prej lëkure dhije, njëlloj si Robinsoni prej të cilës bën edhe
një mjekër. Aventurat dhe ngjarjet komike vazhdojnë me ndërtimin e orës
diellore, me rrethimin e Kështjellës me gardhe mbrojtëse e me frengji
prej nga mund të qëllohej me pushkë në rast ardhjeje të piratëve në “Ishullin e
Pabanuar”. Përveç këtyre, ai fillon të hedhë në “oqean” shishe me letra brenda
ku bën thirrje për ndihmë. Ia mbush mendjen njërit prej shokëve të cilin e bën Premt.
Me të ngjiten në tavanin e Shkollës së Vjetër dhe zënë një galicë (sorrë
të porsalindur) të cilën ropaten ta mësojnë të flasë siç kish bërë Robinsoni me
papagallin e tij dhe plot aventura të tjera të cilat mbarojnë në ditën e fundit
të pushimeve verore, pas të cilës fillon viti i ri shkollor.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen