Ishte e para herë që priste dikë në aeroport. Kjo i krijonte gjendje gëzimi dhe i dukej ogur i mirë për të. Ndoshta po afrohej dita kur edhe ai do kishte mundësi të hipte në aeroplan: si njeri i lirë. Si qytetar i zakonshëm. Por edhe sa duhej të priste? Deri kur do vërtitej brenda atij qarku prej tridhjetë kilometrash si i mbyllur në karantinë?...
Por tani le t'i linte mënjanë ato mendime të trishta. Kish dalë të priste prindërit të cilët nuk i kishte parë prej tre vjetësh dhe kjo ia bënte gëzimin të dyfishtë.
Rubeni rrinte me aparat fotografik në dorë. I gatshëm ta shkrepte në çastin e parë, sapo t'i shihte të kalonin kabinën e kontrollit. Tek rrinte midis atyre që prisnin, sytë i hidhte te tabela elektronike ku pulsonin dy fjalë: Gepäck, Baggage.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen