Dienstag, 31. August 2021

 

 TË SHTATË NË TROJË - roman për teenager.

Lajmi se xha Cilja po shiste shtëpinë ngjalli biseda të gjata në gjithë qytetin tonë të vogël. Të shkretin plak, ç'e gjeti! Të humbë shtëpinë tashi në pleqëri dhe të kalojë ditët e fundit të jetës pa pasur një strehë mbi kokë! psherëtinin disa me keqardhje. Mirë t'i bëhet! thoshin të tjerët. E pse t'i bëhet mirë? pyesnin të parët. Sepse nuk mendoi për nesër, përgjigjeshin të dytët. Nuk mendoi se një ditë do vinte pleqëria dhe do mbetej si peshku pa ujë!

Dhe dihet ç'do të thotë të mbetet peshku pa ujë! Pas dy minutash ai e përplas bishtin për herë të fundit dhe i kthen patkonjtë nga dielli. Ju do thoni se ku ka peshku patkonj! E di edhe unë që s’ka, por kështu thuhet fjala!

Po kush është xha Cilja, do pyesni ju.


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen