NJËQIND HERË NASTRADIN - roman për teenager.
Në ka një vend në botë ku mund të kalosh për shtatë palë qejfe orët e vapës së pasditës, kjo është kalivja ime.
Ajo ngrihet në fund të kopshtit tonë, ngjitur me gardhin e kopshtit të Babos. Ferrat e larta të gardhit që i bien sipër si ujëvarë dhe degët e pemëve i japin hije kaq të freskët sa ty s'të mbetet tjetër veçse të shtrihesh sa gjatë gjerë në shtratin e ulët dhe t'ia fusësh leximit të ndonjë libri të bukur.
Dhe dihet cilët janë libra të bukur: ata të vjetërit, ata të grisurit, ata me penjë të liruara e me fletë të shqitura. Pale sikur të ketë midis tyre edhe ndoca vizatime! Pale sikur të ketë edhe faqe të ndotura me njolla vaji apo ndonjë faqe të grisur!

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen