MAGJISTARI I SIRAKUZËS - roman për teenager.
Me sa dukej, koha e begatisë së qytetit të Sirakuzës kishte mbaruar. Atë tani e kërcënonte lufta. Lajmet vinin shqetësuese. Legjionet romakë marshonin drejt jugut, duke pushtuar njërin pas tjetrit qytete të mëdhenj e të vegjël dhe i shpallnin pjesë të Perandorisë së Romës. Dhe nuk duhej shumë zgjuarsi për të kuptuar se një ditë jo të largët legjionet romakë do ndodheshin edhe para portave të qytetit të Sirakuzës.
Të gjitha këto kishin ngjallur shqetësim në tërë qytetin. Pothuaj çdo ditë lajmëtarët e mbretit Heron vinin dhe e thërrisnin me ngut Arkimedin. Më shumë se kurrë mbreti kishte nevojë për këshillat e tij.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen