Dienstag, 31. August 2021

 

DETEKTIVËT MË TË MËDHENJ TË AMERIKËS - roman për teenager.
 

Po zbrisnim nga maja e Kalasë të ngarkuar rëndë me roshka. 

Ajo është kodër e gurtë që ngrihet mbi qytetin tonë të vogël e veshur aty-këtu me tumba dushqesh dhe shkuresh. Në gjysmë të lartësisë së saj ngrihen disa shkëmbinj të mëdhenj të cilët i quajmë Çardak. Poshtë tyre gjenden plot vrima në të cilat shumëkush thotë se ka dhelpra e kunadhe, por megjithë përgjimet e gjata që kemi bërë, askush prej nesh nuk ka parë ndonjë të tillë. Me sa duket, ato ditën flenë të futura thellë në skutat e tyre dhe dalin vetëm natën. Dhe natën, or tungjatjeta, asnjërit prej nesh nuk ia mban të vijë te Çardaku dhe të shohë a ka apo s'ka dhelpra e kunadhe.




Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen