Dienstag, 31. August 2021

 

LAMTUMIRË ROBIN HUD! - roman për teenager.
 

Sakaq ndjeva të më shkëputeshin këmbët nga lëndina. Vështrimin ma turbulloi drita e bardhë, ndërsa në veshë më vinte një jehonë e gjatë. Pas pak këmbët më prekën tokë dhe vështrimi m'u qartësua. Pranë meje pashë shokët. Ndodheshim pranë një sheshi të vogël, matanë të cilit ngrihej një ndërtesë prej guri në ngjyrë të errët që ngjante si kishë. Në të ishin duke luajtur disa fëmijë të vegjël të veshur me rroba të çuditshme të cilat i kishim parë vetëm në filma. Vajzat me fustane të gjatë e të gjerë dhe me skufe mbi flokë, djemtë me pantallona të gjata deri tek pulpët, me tiranta të kryqëzuara te supet dhe me kapele të mëdha në kokë. Ishin duke luajtur një lojë të ngjashme me atë që ne e quajmë lojë-luftash.




Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen