E FSHEHTA MË E MADHE E BOTËS - roman për teenager
Kishin kaluar disa ditë që ishim kthyer nga Pylli
i Sherudit ku ishim miq tek Robin Hudi dhe disa javë prej kur u kthyem nga Ishulli
i Pabanuar i Robinsonit. Koha e gjatë që kaluam në të na kish mësuar me një
jetë krejt tjetër, ku përballë kishim vetëm natyrën e virgjër:
oqeanin, pyllin dhe qiellin. Vështirësitë e përditshme atje na mësuan t'i bënim
ballë jetës edhe kur ajo vjen e ashpër dhe madje e pamëshirshme. Me vështirësi,
me vuajtje e ndonjëherë edhe me dhimbje deri në lot, prej asgjësë ne arritëm të
ndërtonim ato sende të nevojshme e të domosdoshme për jetën tonë. Dhe kjo jo
brenda një dite dhe jo të gjitha përnjëherësh. Çdo ditë nga një gjë të re e
cila i nevojitej jetës sonë. Një gur sot, një gur nesër...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen