UDHËTIM NË VITIN 33.333 - roman për teenager.
Kur u kthyem, shtëpinë e gjetëm pothuaj bosh. Të gjithë kishin shkuar në dasmën e Ilit të Perikës dhe në të kish mbetur vetëm Dedja e Lordi i cili sapo hymë në oborr na i nguli sytë sikur të na pyeste: po ju nga humbët? Vetë ia mbathët, kurse mua më latë këtu!
– Ishim në dasmë Lorrd! Marrtohej Ili i Perrikës! – iu përgjegj pyetjeve të tij të heshtura Kronosi.
Lordi më hodhi një vështrim keqardhës sikur të më thoshte: Pipko, Pipko! Miq të rinj zër, por të vjetërit mos i harro!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen