OSE MË KTHE SAMARIN OSE MË RRUAJ GOMARIN - roman për teenager.
Tashmë kishim kaq kohë në fshatin e Nastradin hoxhës dhe e dinim sa i domosdoshëm ishte gomari atje. Me të njerëzit mbushnin ujin, shpinin drithin në mulli, vinin për dru në pyll, shkonin hipur mbi të në kasaba dhe plot punë të tjera. Dhe zgjidhje tjetër nuk kishte: ose do mbaje gomar, ose do bëheshe vetë gomar dhe të gjitha ato që mbante gomari, do t'i mbaje vetë mbi kurriz.
– Na duhet një gomar, – tha një mëngjes Nastradini. – Ju e shihni sa e vështirë është jeta në fshat pa gomar. Këtu, ose do kesh gomar dhe do ta ngarkosh, ose do bëhesh vetë gomar dhe do ngarkohesh si gomari, − tha me lehtësim Nastradin hoxha.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen