Dienstag, 31. August 2021

 

TË HUMBUR NË ISHULLIN E PABANUAR - roman për teenager.

Ia dhamë me vrap dhe të gjithë u hodhëm në gjirin e freskët të oqeanit. Iu futëm kush me pash, kush me not qeni, kush me not zhabe e kush me not të vdekuri, deri sa uji na preu fuqitë. Dolëm të këputur dhe u shtrimë në rërë. Pasi u thekëm mirë e mirë, u futëm përsëri në oqean dhe ia filluam nga e para, deri sa erdhi mesdita dhe në rërë nuk rrihej dot më.

− Kush do vijë tek Ujëvara e Rrëshqitjes të shplahemi me ujë të ëmbël! − thirri R-ja.

Që atje Ujëvara e Rrëshqitjes nuk ishte shumë larg. Ia dhamë vrapit dhe u hodhëm në pellgun e madh e të thellë me ujë të kulluar që kish krijuar katarakti.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen