FISHKËLLE NË KODRINË - roman për teenager.
Lordi atë mëngjes e hëngri copën e fundit të bukës dhe ne duhej të bluanim përsëri elb. Ishte elbi i fundit që kishim dhe kjo më shqetësonte së tepërmi. Do ta bluanim edhe atë. Do ta bënim bukë me të cilën Lordi do mbante shpirtin gjallë e shumta katër-pesë ditë. Po pastaj ç'do bëhej me të? Me çfarë do ta ushqenim? Gjumi nuk më zinte kur mendoja se pas disa mëngjesesh do ndeshja vështrimin kërkues dhe të uritur të Lordit që do deshte t'i jepnim kotheren e përditshme të cilën nuk do ta kishim më.
Këto mendime nuk më ndaheshin tek ishim shpërndarë nëpër pyll për të gjetur fruta.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen