TI JE ME MUA APO ME ARIUN - roman për teenager.
Atë mëngjes u zgjuam më herët, pasi do shkonim në kasaba te Veziri i Madh. Veziri që e mbante veten për të mençëm dhe për të ditur pat shpallur se ai që ishte në gjendje t'i përgjigjej pyetjeve të tij, merrte pesëdhjetë mexhite shpërblim. Dhe pyetjet ishin kaq të vështira saqë nuk qe dëgjuar që dikush t'u ishte përgjigjur.
− Të nxitojmë, − na tha Nastradini. − Rruga është e largët dhe duhet të nisemi sa më shpejt që të mos na zërë vapa rrugës.
U lamë shpejt e shpejt dhe u shtruam të hanim mëngjes.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen