Dienstag, 31. August 2021

 

MAKSI DHE ZOGU - tregime e novela për teenager.

Ishte dita e tretë që Megi dhe Lina bashkë me prindërit e tyre bënin plazh buzë bregut të detit. Tre ditë më parë ata erdhën me veturë nga një vend shumë i largët. Ku ka male dhe fusha, por jo det dhe ranishtë. Ku ka pisha të gjelbërta, por jo palma të blerta. Ku ka tramvaje e trena të shpejtë, por jo anije e tragete të lartë. Familja e tyre jeton në një qytet të madh, ku zhurma pushon vetëm në mesnatë. Në një qytet ku ka shumë makina dhe shumë autobusë, aq sa veshët të lodhen dhe mezi të zë gjumi.

Megi sapo mbaroi klasën e tretë, ndërsa Lina të parën.

Megi është çupkë e hollë dhe e gjatë, me flokë ngjyrë gruri dhe pak të dallgëzuar të cilët i arrijnë deri te supet. Sytë i ka të kaltër dhe buzët të kuqe.


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen