DITË GJAHU NË VERË - tregime e novela për teenager.
Nuk di e sata herë ishte ajo që i lutesha gjyshit të më merrte për gjah. E vërteta është se ai më shmangej, për të mos thënë: më gënjente. Parvjet më thoshte se isha ende i vogël dhe lodhesha. Vjet më thoshte se do më merrte kur të bënte kohë e mirë, pasi në dëborë do djersitesha e me siguri do sëmuresha, kështu që do më duhej të bëja gjilpëra.
Dora në zemër, sa më përmendte gjilpërat më ftohej edhe dëshira për të shkuar për gjah me gjyshin. Por tani nuk ishte dimër dhe nuk kishte dëborë që të djersitesha e të ftohesha: ishte verë, madje verë e nxehtë, kështu që s'kish si më dredhonte më.
− Nesër do vij me ty për gjah, − i thashë një pasdite duke e parë drejt në sy tek bëhej gati për ditën e nesërme të gjahut.
Sytë e hirtë të tim gjyshi më vëzhguan një çast si për të dalluar sa e madhe ishte vendosmëria ime.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen