Dienstag, 31. August 2021

DOJÇLAND DOJÇLAND - roman.

Gjithçka kish nisur nga ajo rastësi fatlume kur ishte njohur me zotin Faust. Më pas gjërat nisën të lëviznin vetë. U njoh dhe u miqësua me familjen e tij. Punën e kishte prej Ane-Marisë, gruas së zotit Faust e cila ishte shoqe me zonjën Hubel, gruan e pronarit të firmës. Mjaftoi një telefonatë e saj që dyert e firmës të hapeshin për të. Nga ana e tij zoti Faust bëri të gjitha përpjekjet për ta hequr nga kampi i azilantëve, deri sa e solli të banonte në shtëpinë e tyre.

Je me fat Rubens! Jo çdo njeriu i ka ecur kaq mirë sa ti, i kujtoheshin fjalët e Edit, shokut të dhomës në kampin e azilantëve.

Gjatë rrugës për në stacionin e metrosë fuste dorën në xhep dhe prekte çelësat. Ata ishin aty. Ata çelësa të ftohtë metalikë tashmë të ngrohur nga trupi i tij, ia ngrohnin shpirtin.

 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen