MOS E HARRO KOKËN NË DRITARE - roman.
Atë ditë në xhami kishte shumë besimtarë. Vetëkuptohet, të gjithë burra. Dritaret ishin të mbyllura dhe ajri qe i nxehtë sa mezi po duroja deri sa Nastradin hoxha të mbaronte shërbesën dhe të dilnim jashtë. Ndërsa ai fliste nga foltorja, dikush iu afrua dhe i tha:
− Nastradin efendi, dikush te sheshi dëshiron të flasë me ty.
Nastradini u kërkoi ndjesë besimtarëve dhe doli. Kjo na zgjoi kureshtjen të shihnim cili ishte ai që deshte të bisedonte me të, kështu që dolëm edhe ne. Në oborrin para xhamisë priste një burrë me një dele të therur në dorë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen