Dienstag, 31. August 2021

 

NË NDJEKJE TË PIRATËVE - roman për teenager.

Dy rebelët nisën të ecnin përgjatë bregut duke hedhur sytë gjithandej. Pastaj zunë të ngjiteshin mbi kepin shkëmbor ku ndodheshim ne. Me sa dukej, për të parë më mirë bregun e ishullit. Neve na hyri frika dhe u ngjeshëm sa mundëm në guvën e ngushtë. Ata kaluan fare pranë nesh. Por nuk na vunë re. Kjo ngaqë as që u shkonte mendja të takonin njeri tjetër në atë ishull të pabanuar. Për siguri ia zura sqepin Kronosit dhe ia shtrëngova fort që të mos bërtiste dhe ndenjëm pa bërë gëk e me frymën pezull.

Ata qëndruan dy hapa poshtë nesh dhe nisën të vështronin bregun nga të dyja anët.


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen