Dienstag, 31. August 2021

 

ZHDUKJA E PAPRITUR E CULLË QIMEKUQIT - roman për teenager.

Pak nga pak në Strehëz errësira nisi të zbehej dhe vendin e saj po e zinte mugëtira. Rreth meje dëgjoheshin gërrhitjet e shokëve. Jashtë mëngjesi kish filluar të agonte dhe po lindte dita e re. Ishulli po zgjohej. Edhe pylli po zgjohej. Këtë e lajmëronin cicërimat e mijëra zogjve që vinin si ushtimë e hareshme.

− Krris bythën Pipko! − gërthiti me zë të çjerrë Kronosi që në gjuhën e tij do të thoshte: shtyhu më tutje.

− Mbylle sqepin, gramafon i prishur! − i bërtita me inat.


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen