NJË DHURATË MË SHUMË - tregime e novela për teenager.
Kureshtja po më mundonte prej ditësh. Të shtunën
që vinte kisha ditëlindjen dhe vrisja mendjen për dhuratën që do më bënin. Dëgjoja
prindërit dhe tim vëlla më të madh Andin të pëshpërisnin fshehtas meje dhe sapo
u afrohesha, ata ndërprisnin bisedën. Ç'ishin duke sajuar vallë? Çfarë të
papriture ishin duke përgatitur për mua?
Prej një jave po na mundonte edhe vapa. Ato ditë në qytetin tonë bënte aq nxehtë sa mezi po duronim.
− A doni të shkoni për dy-tri ditë te xhaxhi Mondi? − na pyeti një pasdite mamaja.
Pyetje e kotë! E kush nuk ka dëshirë të shkojë në miq? Dhe aq më tepër të shkoje te xhaxhi Mondi, gruaja e të cilit teta Lika, bën ca ëmbëlsira aq të shijshme sa të lëpish gishtat!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen