FLUTURO FLUTURO KANARINË - tregime e novela për teenager.
Të gjithë deshëm të ishim shokë të ngushtë me Lilin e Mamasë. Dhe ja sepse:
Lili i Mamasë ishte djalë dy apo tre vjet më i madh se ne dhe në të gjithë qytetin tonë të vogël mbahej si mjeshtri më i madh për zënien e kanarinave. Nuk ndodhte ndonjëherë që Lili i Mamasë të shkonte në korije për të zënë kanarina dhe të kthehej me kafazin bosh.
Vetëkuptohet se kanarinat nuk i deshte të gjitha për vete. Ato ai i shiste. Kanarinat e tij ishin më të mirat dhe për të blerë kanarina tek Lili i Mamasë vinin jo vetëm nga qyteti ynë e nga fshatrat përreth, por edhe nga qytete të tjerë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen