Dienstag, 31. August 2021

NË ISHULLIN E TË EGËRVE - roman për teenager

Kishte ditë që tek Pirati i Zi vija re diçka. Ai ishte bërë i heshtur. I menduar. Gjallëria dhe e qeshura i kishin humbur. Në lojërat tona nuk kishte qejf të merte pjesë. Dhe atëhere kur ishte i detyruar të luante, këtë e bënte pa dëshirë, thjesht për të plotësuar numrin e lojtarëve. Sa herë që kishte rast, tërhiqej pa rënë në sy dhe rrinte i vetëm përtej ndonjë gëmushe.

Ç’të kishte vallë ai?

Vrisja mendjen ta gjeja por nuk mundja. A thua e mundonte malli për njerëzit e shtëpisë? Për mëhallën tonë të vjetër? Për Lëmin e xha Palit? Por këto na mungonin edhe ne të tjerëve!

 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen