Mittwoch, 1. September 2021

 

TEATRI MAGJIK - roman për teenager.

Po le të kthehem atje ku e pata fjalën. Hë pra më thoni: ku është më mirë të jetosh? Në kryeqytet ku në çdo hap duhet të hapësh sytë mirë që të mos shkelësh ndonjë nga ato vijat e bardha, apo në këtë qytetin tonë të vogël, ku nuk ka kurrfarë vije të bardhë dhe mund t'i biesh rrugëve e të shkosh ku të të dojë loçka e zemrës. Ku po t'u nxeh trupi, shkon në lumë dhe mund të lahesh sa të duash pa t'u dashur të fusësh dorën në xhep. Ku po të shkoi mendja për qershi e kumbulla, ja tek i ke kopshtet: varju degëve dhe bëj një bark të mirë me qershi e kumbulla falas. Ku po t'u tek për të parë kafshë, nuk ke nevojë të shkosh asgjëkundi, pasi gomerët, kuajt, mushkat, rosat, patat, lopët, buallicat, delet e dhitë i ke në rrugë dhe mund t'i shikosh gjer sa të të mbyllen sytë nga gjumi!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen