Mittwoch, 1. September 2021

 

KTHIM NË ITAKË - roman.

Sa më tepër afrohej dita e nisjes, aq më munduese i bëhej ndjenja e turbullimit. Si do ta prisnin të afërmit dhe bashkëfshatarët vajtjen e tij? Do t'i thoshin mirë se ardhe! apo mirë që ardhe! Rrekej të përfytyronte çastet e para të takimit me ta. Fjalët përshëndetëse që do t'i thoshin. Gëzimin dhe ndofta edhe shpotinë. Vështrimet e tyre të mbushura me përmallim, e mbase edhe me përçmim. Këtë ndjenjë munduese ai rropatej ta mbyste me ndjenjën e haresë. Ai po shkonte në vendlindje. Do takohej dhe do çmallej me njerëzit e tij. Me fshatin dhe me bashkëfshatarët. A nuk ishte kjo një arsye për t'u ndjerë i gëzuar? Por më kot. Si një tapë e cila gjithmonë del mbi sipërfaqen e ujit, kundër dëshirës së tij shqetësimi nxirte krye dhe ishte gjithmonë aty.


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen