Mittwoch, 1. September 2021

 


I TILLË ISHTE TURI ARIU - roman për teenager.

Nisëm të ecnim verbazi duke u penguar në çdo hap në gjithfarë kazanësh e arkash. Një mori rrangullash ishin hedhur pa kujdes, prej të cilave vetëm një pjesë të vogël mund të njihja: një lëkurë dhie, një ibrik i madh prej cingoje i ciflosur me lëfytin të thyer më dysh, rrathë të ndryshkur kadesh, një stofë të vjetër, një pëti pa shkopin që rreh kosin, qyngje, dy brirë dashi, një mangall vetëm me dy këmbë, një çikrik tjerjeje pa rrotën që mbështjell perin, disa pjata alumini të shtypura, një xham i thyer në të cilin ishte pikturuar një princeshë japoneze, një fener i shtrembër, një sahat muri pa pendul. Një tjetër vetëm me agrepin e minutave.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen