Mittwoch, 1. September 2021

 

E BUKURA E PANJOHUR - roman.

Aty më poshtë kisha ndaluar të çlodhesha në njërën prej atyre llokaçkave ku ditën freskohen njerëzit që u bie rruga andej e natën pinë ujë lepujt e egër dhe ketrat. Ishte aq fresk sa s’më bëhej të ngrihesha. Një ndjenjë përtace po më kaplonte përkëdhelisht e pa u ndjerë dhe më ndillte gjumë. Më grishte të shtrihesha mbi lëndinën e njomësht, mbushur me gjethëza të dhëmbëzuara luleshtrydhesh dhe të kotesha duke i vënë veshin zhurmës monotone të ujit që rridhte në llokaçkë. Ai çurgonte nëpër fijet e gjata të barit, sikur rridhte nga flokët e harlisur të një vajze të rrëmbyer nga kusarët e të kredhur nën lëmashk.


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen