Mittwoch, 1. September 2021

 

PESHKATARË SI NE - roman. Fitues i çmimit letrar "Penda e Argjendtë".

Dikur zemra më rrahu me gëzim dhe pandeha se mundimi më në fund m’u shpërblye. Midis rrangullave shquajta një dorezë kusie, mu si ajo e kusisë ku Dedja milte dhinë. Nisa t’ia hiqja me nxitim e t’ia flakja nga më vinte për mbarë vjetërsirat që ia kishin zënë frymën asaj kusie të uruar dhe kur e pashë se mund ta nxirja, e zura për doreze dhe e ngrita lart. Dhe sapo e ngrita, e kuptova se gëzimi dhe mundimi im kishin shkuar kot. Ajo kusi e mallkuar nuk kishte fund. Dhe të mos kishte fund, nuk meritonte më shumë se ta flakja tej. Ashtu bëra. E vërvita sa më hante krahu drejt cepit më të largët. Gjatë përplasjes, ajo diçka rrëzoi atje në gjysmerrësirë dhe tek binin, të dyja lëshuan zhurmë të madhe.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen