Mittwoch, 1. September 2021

 

SI U BËRA ROBINSON - roman për teenager.

Më në fund dora më zuri një gjysmë libri: pa fillim e pa fund, me penjë të liruara e fletë të shqepura. E kapa për fletësh, si të zija një zog të ngordhur dhe në çastin kur do ta flakja mënjanë, më tërhoqi vëmendjen midis fletëve një vizatim. Në të paraqitej një burrë me pamje të çuditshme: i parruar, me kapele të hatashme trekëndshe, me bluzë marinari vija-vija, me dylbi të gjatë detarësh e dy pisqolla në brez dhe me një diçka në dorë, midis bastunit dhe ombrellës. Ky kish hipur në breg dhe vështronte larg në det, ndërsa prapa kurrizit ngriheshin nja dy palma me degë të përkulura.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen