Mittwoch, 1. September 2021

 

TRE MUAJ PLOT ME TË DIELA - roman për teenager.

Ndërkaq nga qielli u lëshua me vërtik drejt kumbullës gjatore, asaj pemës së vjetër me degë gjysmë të thara që ngrihet pranë gardhit të xha Fanit një zog i madh sa një pëllumb të cilin s'e kisha parë kurrë. Në kokë kishte një si ombrellëz apo kurorëz të cilën një herë e hapte, një herë e mbyllte. Me pendë të kuqe, të zeza, të gjelbra e të verdha. Aq i bukur sa mbeta i ngrirë me sytë ngulur tek ai dhe nuk guxoja të lëvizja nga frika se mos e trembja. Ai lëshoi dy-tri klithma të mprehta dhe pas pak drejt majës së kumbullës u lëshua edhe një zog tjetër si ai. Ndoshta ishte femra apo mashkulli.


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen