Mittwoch, 1. September 2021

 


GJAHTARË SI NE
- roman për teenager.

Për të zezën time, pas pak pashë që midis barit doli një fjollë tymi. E hollë sa një fije peri, por gjithsesi e mjaftueshme. Unë rrija në këmbë i stepur para asaj që po ndodhte para syve të mi e cila ngjante gati me magji. E shihja dhe s’flisja. Mrekullia tashmë kish ndodhur. Ata dy gurë të ftohtë kishin lindur xixën, kishin krijuar zjarrin, ashtu siç e kishin përftuar njerëzit e egër dhjetë mijë vjet më parë. Dhe kaq mjaftonte. Sa i madh do bëhej zjarri, kjo varej sa do ushqehej ai. Ajo fjollë e dobët tashmë ishte në gjendje të ndizte një zjarr të madh, të digjte madje edhe një pyll të tërë!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen